Kurti renditi sukseset në dy vjet qeverisje, Ahmetaj: Realiteti që jetojmë është komplet i kundërti

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se një rritje pagash ishte parë në kohën e kryeministrit Thaqi, gjersa kreu i ekzekutivit kosovar Kurti sot iu jep qytetarëve lëmoshë. Ndonëse Kurti rënditi sukseset, Ahmetaj thotë se të  njëjtat janë në kundërshtim me realitetin. Krahas kësaj, ajo e vlerësoi si "të zbehtë" marrëveshjen e arritur më 18 mars në Ohër të Maqedonisë

Të enjten e 23 marsit, bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet. Në po të njëjtën ditë, ishte kryeminsitri Kurti, ai i cili renditi sukseset e tij të arritura përgjatë kohës si kreu i ekzekutivit.

E ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjinit, ish-ministja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se ndonëse Kurti ishte edhe një vit para këtij mandati në qeverisje, realiteti bie ndesh me renditjet e tij.

“Ne po flasim për dy vitet të Qeverisjes të zgjedhjeve të kaluara, por nuk duhet harruar që është edhe një vit më herët kur kryeministri Kurti e ka pasur Qeverinë, dhe po mendohesha në të gjitha këto që ka paraiqitur kryeministri Kurti se ku në të vërtetë është  e vërteta, pasi realiteti me të cilin ne jetojmë dhe një qytetar i Kosovës jeton është komplet e kundërta. Ajo që jemi më tepër sesa dëshmitarë është edhe që e fakton këtë gjë është edhe faktori i djeshëm i Departamentit të Shtetit, i cili e konfirmon në të vërtetë situatën miserable në shtetin e Kosovës që nga luftimi i korrupsionit, që nga pazhvillimi ekonomik, nga investimet e jashtme që fare nuk ekzistojnë dhe nuk përmenden askund, që nga rritja e pagave që u përmend me kompozitet të madh, por që në xhepin e qytetarëve nuk u vërejt asnjë ngritje që nga rrtija e inflacionit…”, ka deklaruar ajo.

Ndër të tjera, ka thënë se ajo e cila nuk po shihet ditët e sotme është rritja e pagave. Sipas Ahmetaj, një gjë e tillë ishte parë në kohën e kryeministrit Kurti.

“Rritje të pagave ka pasur në kohën e kryeministrit Thaqi…ndërkaq, ne sot nuk po e shohim. Ne sot po shohim lëmoshë që kohë pas kohe zgjedhin e ndihmohen me 100 euro dhe me ndihma të tilla pensionerët. Qytetari i Kosovës nuk ka nevojë për mëshirë, po për zhvillim të mirëfilltë”, ka deklaruar ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur mbi sukseset e arritura gjatë dy viteve të qeverisjes. Ai ka theksuar se shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet, janë edhe shkaku edhe arsyeja pse janë këtu.

 

Ahmetaj ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Ohër, marrëveshje kjo e cila u vlerësua si “e zbehtë” nga ana e saj.

“Nëse e krahasojmë marrëveshjen e vitit 2015 me atë që u bë tani, kjo marrëveshje është dukshëm më e zbehtë sesa marrëveshja e kaluar…Me këtë marrëveshje, ne jemi futur në detyrime, në obligime. Por çka në të vërtetë do të fitojmë ne nga marrëveshja. Po e marr si shembull: ne jemi futur në detyrim se do ta implementojmë Asociacionin, si do ta quajmë? Mundet ta quajnë edhe lule, edhe si të dojnë, por Asociacioni mbetet Asociacion, kjo është e vërteta. Ndërkaq në këmbim të nisjes së formimit  të Asociacionit brenda 30 ditësh, ne do të kënaqemi me një deklaratë për të pagjeturit. A është kjo monedha këmbyese për të gjithë ata të zhdukur që Kosova ende edhe sot i ka mall”, ka deklaruar ajo.

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

BE-ja ka thënë se të palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika