Kurti: Roli Austrisë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është më i rëndësishëm sesa i ndonjë vendi tjetër të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vizitën e tij në Austri ku ka thënë se roli i këtij shteti është shumë i rëndësishëm për Kosovës, pasi këtu janë mbajtur bisedimet për statutin e Kosovës gjatë viteve 2006-2007. “Pa dyshim që kontributi i Austrisë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vizitën e tij në Austri ku ka thënë se roli i këtij shteti është shumë i rëndësishëm për Kosovës, pasi këtu janë mbajtur bisedimet për statutin e Kosovës gjatë viteve 2006-2007.
“Pa dyshim që kontributi i Austrisë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër është kontribut më shumë se sa thjeshte kontribut një shtetit anëtar i Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Kryeministri Albin Kurti.
Më tej ai ka treguar se ka ftuar Kancelarin austriak në vizitë në Kosovë.
“Unë besoj që qeveritë edhe politikanët duhet të jenë infrastrukturë e zhvillimit edhe bashkëpunimit ekonomik, e investimeve te ndërsjellat ekonomike edhe shkëmbimeve të shtuara tregtare në këtë aspekte së bashku me Kancelarin austriak mundë të kontribuojmë që më shumë investitor austriak të vijnë në Kosovë, që më shumë eksportet kosovarë të shkojnë në Austri që të rrite eksportit”, ka shtuar Kurti për RTK.
Ndërkohë Kurti ka shfaqur vizionin e tij që me Austrinë të mos këtë vetëm takime politike por edhe të karakterit ekonomik.
Lajmi në Përditësim….















