Kurti: Rruga Komoran-Drenas-Skenderaj po zgjerohet, shpronësimi na solli vonesa

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar fotografi nga punimet në rrugën Komoran-Drenas-Skenderaj, ku ka theksuar se qeveria po angazhohet që t'i zgjidhë të gjitha problemet duke përfshirë këtu edhe "shpronësimin e pronave, që na solli vonesa në këtë rrugë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se rruga Komoran-Drenas-Skenderaj po zgjerohet.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i ekzekutivit ka thënë se qeveria po angazhohet që t’i zgjidhë të gjitha problemet një nga një, përfshirë këtu “edhe shpronësimin e pronave, që na solli vonesa në këtë rrugë”.

“Më e mira është që punimet po zhvillohen për së mbari, e kështu zgjerimi i rrugës të përfundojnë sa më parë”, ka shkruar Kurti.

Tutje, ai ka bërë të ditur se për këtë projekt janë ndarë 13 milionë euro për vitin 2024, ndërsa 15 milionë euro për vitin 2025.

May be an image of road

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika