Kurti: Sapo të kemi marrëveshje me partitë, do të vazhdojmë seancën

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ndërprerjes së seancës konstituive ka deklaruar se kurdo që ta ketë një marrëveshje me partitë e tjera, mund të ketë dakordim edhe për vazhdimin e seancës.

Mes tjerash, Kurti ka thënë se shpreson në dialog konstruktiv me subjektet tjera politike, njofton Dukagjini.

“Kur ta kemi një marrëveshje, do ta vazhdojmë seancën. Do të bëjmë çdo gjë për të eliminuar zgjedhjet e dëmshme për qytetarët dhe buxhetin e Kosovës. Ju dëshiroj 120 deputetetëve punë të mbarë e suksese me një legjislaturë e cila nuk do duhej të ndërpritej me zgjedhje të reja. E falënderoj në veçanti Hamzën e Abdixhikun për atmosferën në takime ku kemi ndarë bashkë sfidat që i ka shteti ynë përpara. Jam i interesuar të vazhdoj diskutimin me LDK-në dhe i bëj thirrje Ardian Gjinit që të takohemi e bisedojmë”, u shpreh Kurti.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika