Kurti së bashku me djalin e Adem Jasharit vendosin ta shohin ndeshjen e Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë mbrëmje do të jetë i pranishëm në ndeshjen e rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Kurti ka njoftuar se është i shoqëruar nga djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi. “Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë mbrëmje do të jetë i pranishëm në ndeshjen e rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kurti ka njoftuar se është i shoqëruar nga djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, ka shkruar ai në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë se “Kuqezinjtë” do të takohen me Republikën Çeke, në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.
Këtë të enjte, edhe Kombëtarja e Kosovës do të përballet me një sfidë, ku do të luajë kundër Andorrës.
Ndeshja e tyre gjithashtu do të fillojë nga ora 20:45.















