Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, bëri të ditur se Serbia i kishte nisur dy njësi speciale ushtarake për t’i kidnapuar policët e Kosovës, brenda territorit tonë.

Ai tha se një nga njësitet njihet me emrin “Kobra”.

“Me 14 qershor duke kidnapuar tre policë të rregullt kufitar të Kosovës. Ata që e ushtruan këtë akt, ishin anëtar special të ushtrisë të Serbisë. Me makina pa targa, të maskuar, thellë brenda Kosovës, kryen një akt agresioni të urdhëruar nga Beogradi zyrtar. Bëher fjalë për njerëz të armatosure që i përkasin dy formacioneve. I pari i njësive speciale anti-terroriste dhe i dyti i formacionit të njëjsisë speciale ushtarake që njihen me emrin [Kobra]”, tha ai.

Ai e ka quajtur akt qyqar veprimin e Serbisë të cilët i rrëmbyen tre zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët sipas tij kishin detyrë ndaljen e kontrabandës.

“Një akt i tillë i kësaj policie militare, është në variantin më të mirë është akt qyqar, të cilët kidnapuan tre policë, që kishin mandat ndaljen e kontrabandës, iku me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Këta tre policë nuk ishin vetëm atë ditë, aty… Në ato rrugë ka interes, që të zhvillohet kontrabanda”, ka thënë ai.

Tutja ai ka dhënë prova se policët e Kosovës, ishin thellë brenda territorit të Kosovës.

“Ky vend ndodhet 670 metra larg kufirit me Serbinë, në Kosovë, në drejtimin veri verilindje, 1 km në drejtimin veriperëndim, dhe 300 metra në drejtimin jug-perëndim. Asnjë prej policëve, të cilët ndodhet në këto patrullime, asnjëherë nuk ka kaluar përtej vendit ku janë bllokuar mallrat ilegale. Policia vëzhgon që pengesat fizike të mos u rrëzohen nga grupet kriminale”, ka thënë ai.

Kurti tha se me këtë veprim urdhërdhënësit e Serbisë kanë kryer vepër të ndaluar në të drejtën ndërkombëtare, teksa ka shtuar se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse nga ndërkombëtarët.