Kurti: Serbia duhet të ndëshkohet, e jo Kosova

"Është jetike për Kosovën, për demokracinë që ata të cilët nuk e kanë ditur, ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar, më në fund ta bëjnë këtë, sepse nuk është Kosova ajo që duhet të ketë masa ndëshkuese, por është Serbia", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është ajo e cila duhet të ndëshkohet nga ndërkombëtarët, jo Kosova.

Kurti ka theksuar se duhet ta kuptojnë të gjithë tashmë se kush është Serbia.

“Është jetike për Kosovën, për demokracinë që ata të cilët nuk e kanë ditur, ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar, më në fund ta bëjnë këtë, sepse nuk është Kosova ajo që duhet të ketë masa ndëshkuese, por është Serbia ajo së cilës duhet t’i vendosen sanksionet”, ka deklaruar Kurti.

Teksa ka folur për dialogun, Kurti ka potencuar se sa më shpejt që të zbatohet marrëveshja bazike e Brukselit do të ketë jo vetë normalizim, por edhe siguri për Kosovën dhe rajonin.

“Sa i përket dialogut në Bruksel, ne prej atje kemi marrëveshje, por që sërish për shkak të Serbisë nuk është zbatuar. Ne kemi qenë përherë konstruktivë, të përkushtuar, kreativë dhe kurrsesi nuk ka faje apo përgjegjësi në anën tonë pse Kosova dhe Serbia nuk i kanë marrëdhëniet normale. Marrëveshja bazike e Brukselit nga 27 shkurti e ka në qendër njohjen de-facto reciproke dhe sa më parë zbatohet ajo do të kemi jo vetë normalizim demokratik e evropian, por edhe siguri për vendin tonë e për rajonin”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika