Kurti: Serbia e do Asociacionin që Kosova të bëhet jofunksionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndonëse Kosova do një marrëveshje me njohje të ndërsjellë me Serbinë, sipas tij, të njëjtën gjë nuk e do edhe Serbia. Ai ka thënë se Beogradi e do Asociacionin që Kosova të bëhet jonfunksionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk dëshiron marrëveshje. Sipas tij, Beogradi e do Asociacionin që Kosova të bëhet jonfunksionale.

Kështu është shprehur kreu i qeverisë në një intervistë për televizionin “N1 Sarajeva”, ku ka ritheksuar se Kosova nuk do të lejojë një Republika Sërpska brenda saj, duke mos lejuar Serbinë që të kopjojë modelin e Bosnjë-Hercegovinës.

“Ne duam një marrëveshje, por, Beogradi e Vuçiqi duket se nuk e duan këtë. Duam marrëveshje që do ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë. Kosova nuk do të lejojë një Republika Sërpska brenda saj, dhe e dimë mjaft mirë se Serbia e do pikërisht këtë. Kemi përvojë të hidhur nga Bosnjë-Hercegovina dhe jemi shumë të kujdesshëm që Serbia të mos e kopjojë atë model edhe në Kosovë. Serbia do një shtet të saj brenda Kosovës”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë është destruktiv dhe se nuk do asgjë për serbët e Kosovës.

“Beogradi që thotë se Kosova është shtet fals dhe kërkon Asociacionin, nuk është serioz. Po ta donte Asociacionin do ta njihte së pari Kosovën. Ata duan Asociacionin që Kosova të bëhet jofunksionale”, ka deklaruar Kurti.

Gjatë kësaj interviste, Kurti ka folur edhe për propozimin “franko-gjerman”.

“Ka elemente të reja në atë propozim dhe është bazë e mirë për të vazhduar bisedimet tona në një nivel të ri. Duhet të shohim sesi do të shkojnë takimet e reja, për ta ditur se ku jemi”, u shpreh Kurti.

Teksa është pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan Perëndimor, Kurti ka thënë se ka dështuar projekti, porse ideja jo, pasi është ajo që dëshiron Beogradi.

“Nuk mendoj se ideja dështoi, por projekti dështoi. Ideja nuk ka vdekur, sepse kjo është ajo që dëshiron Beogradi, ta relativizojë integritetin territorial të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi mbështetjen e popujve në rajon, por edhe mbështetjen e Perëndimit demokratik”, shtoi ai.

Në anën tjetër, kreu i ekzekutivit, situatën në Ballkanin Perëndimor e ka quajtur të rrezikshme. Kjo për shkak të ndikimit rus në Ballkan.

“Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale. Nuk ka të bëjë me Kosovën, por se Serbia nuk është vend normal. Është një autokraci me lidhje shumë të gjera e të ngushta me Kremlinin. Serbia në kohën e sundimit të SNS-së është kthyer në një provincë të Rusisë dhe për këtë arsye, situata në Ballkan është e rrezikshme, sepse pos që po e luftojmë hegjemoninë e Beogradit, aty është edhe Rusia”.

“Kosova ka ushtrinë dhe policinë e saj dhe është shumë vend më demokratik se Serbia, dhe pavarësia e Kosovës është shumë më e madhe sesa ajo e Serbisë, që është e varur nga Rusia. Në Serbi opozita nuk mund të fitojë e në Kosovë, ne si opozitë dëshmuam se mund ta marrim pushtetin. Ky është testi kryesor i demokracisë. Ju e dini se edhe në Rusi opozita s’ka shanse të fitojë. Ne jemi të kujdesshëm pasi në kufi kemi një vend jodemokratik”, ka thënë Kurti.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika