Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media, ka deklaruar se Serbia nuk po e fsheh rikthimin e trupave ushtarak në Kosovë dhe kërkesën ta vazhdoj luftën të cilën e humbi.

“Pas 23 vitesh nga përfundimi i luftës Serbia kërcënon edhe njëherë me hyrjen e forcave ushtarake. Beogradi po flet e sillet si pra 23 vitesh, madje udhëhiqet me një president që ka qenë ish zëdhënës i Millosheviciq. Kërkon të vazhdoj luftës të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoj aso kohe në Kumanovë, andaj edhe mohimi i shtetit të Kosovës dhe pavarësisë përbën kërcënim të vazhdueshëm”, ka deklaruar ai.

“Serbët janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe duhet të distancohej  nga grupet kriminale që dirigjohen nga Vuçiqi”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, në veri të vendit paqja mbeti përherë e brishtë “pakoja e Ahtihsarit mbeti kompromis i brishtë”.

“Integrimi i vërtetë i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë as pas më shumë se një dekade dialog në Bruksel. Me kriminel si Radojçiqi e Veselinoviqi bëhej blerja për qeverinë e Kosovës. Në thelb kjo përbën mosushtrim të obligimeve kushtetuese, kjo është e papranueshme për një shtet evropian, siç është Kosova ku sundimi i ligjit është i padiskutueshëm”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se që nga dita e parë prej se kanë marr detyrën, Qeveria është e interesuar për bashkëbisedim me Komunitetin serb, që sipas tij, ata kanë të drejta të garantuara, dhe ka shtuar se kjo është Qeveria më demokratike në rajon.

I pari i ekzekutivit, ka thënë se Serbia përmes grupeve kriminale dhe duke e shfrytëzuar veriun si ambient ku është mungesa e ligjit, dhe sipas tij, shteti serb është duke i mbajtur peng qytetarët.

Kurti ka deklaruar se Qeveria nuk ka hequr dorë nga vendimet e marra, dhe se “paligjshmëria nuk do tolerohet e as durohet në Kosovë”.

“Për shkak të brishtësisë së situatës dhe partnerët tanë kemi toleruar shtyrje disa herë të vendimeve të zbatimeve tona, por çdo shtyrje ju kalon afati. Ne nuk kemi hequr dorë nga vendimet, paligjshmëria nuk do tolerohet e as durohet në vendin tonë”, ka deklaruar ai.

Sipas Kurtit, serbët dëshirojnë të e cenojnë integritetin territorial, dhe se ata duan të e destabilizojnë të gjithë rajonin.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Kurti ka njoftuar se bashkë me Sveçlen dhe anëtarët e këshillit të sigurisë kanë ardhur në përfundime të mira për më shumë vigjilencë dhe gatishmëri të Kosovës.

“Nuk jemi kundër askujt sipas përkatësisë etnike por vetëm sipas raportit sjelljeve dhe veprimeve individuale dhe grupeve”, është shprehur tutje ai.

I pari i Qeverisë, tutje ka thënë se është i gatshëm e i interesuar që sa më parë të arrihet një marrëveshje me njohje reciproke në qendër.

Ndërkaq, ai ka shtuar se gjendja në Beograd ka ardhur edhe për shkak të shkallës së përparimit të Kosovës.