Kurti: Serbia po ikë nga zgjidhja e problemit, zgjedhje do të ketë por sipas ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pas takimit me emisarët e BE-së se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po tenton të ikë nga zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi dhe refuzon të takohet me të. Kurti gjithashtu ka theksuar se zgjedhjet në katër komunat e veriut do të zhvillohen në përputhje me ligjet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me emisarët e BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Kurti tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar të takohet me të, derisa e fajësoi atë se po tenton të ikë nga zgjidhja e problemit që sipas tij vetë e ka krijuar.

“Jam i hendikepuar për shkak se nuk kam pasur takim direkt. Po e ritheksoj, ata të cilët i thanë po marrëveshjes për të mos e nënshkruar, tash po refuzojnë edhe të takohen edhe me mua ndërkohë që i mbajnë peng tre policë të Kosovës. Është situatë e vështirë për neve mirëpo ne bëjmë më të mirën e mundshme, siç e shihni në Bruksel ende është ditë, kemi mundur t’i vazhdojmë bisedimet… Ka pasur kohë të kemi dialog intensiv derisa të arrijmë ndonjë dakordim, gatishmëria ime nuk mungon, as propozimet konkrete. Kemi një lloj ikje nga pala tjetër nga situata dhe nga zgjidhje e mundshme”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti, tha se zgjedhje në katër komunat e veriut do të ketë, por sipas tij gjithmonë sipas kornizave ligjore të Kosovës.

Kurti po ashtu, u shpreh se njësia speciale do të largohet nga objektet e komunave, pasi që sipas tij grupet ekstremiste të dalin para drejtësisë.

“I thashë që policia nuk është në afërsi të godinave është brenda në ndërtesa dhe prania e tia nuk është e dëshirueshme për neve, por është e obligueshme për shkak ekstremistët e dhunshëm që kanë qëlluar te pjesëtarët e KFOR-it, policia dhe gazetarët. Ka pasur granata dore, plumba e revole. Nuk mund ta bëjmë zvogëlimin gradual dhe proporcional të policisë përderisa nuk ka përballje me drejtësinë këta elemente me drejtësinë. Zgjedhje të parakohshme pa dyshim, por ato duhet të kenë zgjidhje ligjore, nuk mund të bëhen jashtë ligjit”, ka thënë ai.

Situata sipas tij është tensionuar për shkak që Serbia nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

“I falënderoj Borrell dhe Lajçak, për angazhimin, u pajtuam për lirimin e pakusht të tre policëve, dhe në anën tjetër deeskalimin në normalizim të raporteve nuk ka alternativ. Kjo e fundit ka nevojë për sekuencim të plotë të hollësishëm dhe të balancuar të marrëveshjes bazike dhe të dakordimit të zbatimit që u bë në Ohër. Herën e parë më 27 shkurt, mu tha po e pranojmë por nuk po e nënshkruan pala tjetër po presim në Ohër, në Ohër prapë nuk u nënshkrua. Në këtë situatë jemi si rezultat i mosnënshkrimit të kësaj marrëveshjes bazike dhe mosinsistim në zbatim të menjëhershëm dhe të plotë të asaj marrëveshje. Më herët janë nënshkruar shumë marrëveshje por s’janë implementuar, tash mosnënshkrimi po bëhet moszbatim”, ka thënë ai.

Ndryshe, pas takimit Josep Borrell tha se me Kurtin dhe Vuçiq pati më shumë se 4 orë diskutime, dhe se nga Kurti, ka kërkuar që njësia speciale të largohet nga objektet komunale të veriut dhe kryetarët përkohoësisht ta ushtrojnë detyrën në objekte alternative.

Kurse nga Vuçiq, Borrell tha se ka kërkuar që gradualisht të ndikojë në largimin e protestuesve rreth objekteve komunale në tre komunat e veriut.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika