Kurti: Serbia po përpiqet të destabilizojë vendin, institucionet tona të sigurisë po kundërvihen me sukses

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizimin e vendit, por theksuar se institucionet e inteligjencës dhe të sigurisë janë duke u kundërvënë me sukses.

Ai përmendi arrestimin e togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jeftiq, më 17 korrik, për dyshime të bazuara për spiunazh në interes të agjencisë serbe të inteligjencës, BIA.

“Fqinji ynë agresiv Serbia po vazhdon me përpjekje për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo, institucionet tona të inteligjencës dhe sigurisë janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjës me dëshmi për aktivitetet e tyre kundër Kosovës, sikurse togeri i Policisë së Kosovës Bojan Jeftiq, i arrestuar më 17 korrik 2025 me dëshmi të bazuara të spiunazhit për interesat e BIA-së me synim të rrezikimit.

Dhe Igor Popoviq i arrestuar më 18 korrik 2025 institucionet tona kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me BIA-n, ndër to përfshihen edhe incizime ilegalë të 17 shtatorit që janë zhvilluar në Bruksel në objektin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi dhe aktivitete të tjera”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika