Kurti: Serbia po sillet si “Rusi e vogël”

"Shenjat e gishtave të Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni, që duhet të dënohet nga vendet e BE-së dhe ShBA-së. Nuk ka dyshim që sulmi i tillë nuk është fenomen spontan", ka deklaruar Kurti në një intervistë për një medium austriak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.

Në një intervistë për ORF-në, mediumin shtetëror në këtë vend, shefi i ekzekutivit ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku gjatë kryerjes së detyrës mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore, dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zastava Arms në Kragujevc në vitet e fundit”, tha Kurti në këtë intervistë.

Ai ka theksuar se sulmi terrorist është organizuar nga kreu i këtij grupi, Milan Radoiçiq, të cilin e ka pranuar vetë ai.

“Kreu i këtij grupi paramilitar terrorist, Millan Radojçiq, e pranoi që ka qenë organizatori, ai është parë shpesh të ulet afër presidentit Vuçiq në Beograd. Pak ditë pas këtij sulmi terrorist, ai u arrestuar në Serbi dhe u lirua pas pak orësh. Presidenti i Serbisë është në krye dhe pas këtij sulmi, kurse përballë tij janë këta kriminelë që i njohim për shkak të krimit të organizuar në veri dhe afër kufirit që e ndajmë me Serbinë”, ka vijuar Kurti.

Kurti ka thënë tutje se agresioni duhet të dënohet nga BE e ShBA-ja dhe se Serbia po sillet si “Rusi e vogël”.

“Shenjat e gishtave të Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni, që duhet të dënohet nga vendet e BE-së dhe ShBA-së. Nuk ka dyshim që sulmi i tillë nuk është fenomen spontan. Serbia është e pakënaqur me shpërbërjen e Jugosllavisë, të cilën e shkaktuan vetë, tash duan territor, e dinë se nuk mund ta marrin të gjithë Kosovën, po tentojnë ta marrin pjesën veriore të territorit tonë, ku strukturat ilegale serbe janë prezente më shumë se 24 vjet”, ka theksuar Kurti.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika