Kurti: S’është koha për ambicie të vogla por për hapa të mëdhenj

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme të ndërmerr hapa të mëdhenj duke mbështetur propozimin e perëndimit (Propozimin franko-gjerman) në bisedimet me Serbinë





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se sa i përket zhvillimeve në kuadër të zbatimit të vendimit për çështjen e targave, kemi shtyrë për 48 orë zbatimin e të njëjtit për t’i dhënë mundësi arritjes së një marrëveshjeje për të cilën po bëhet përpjekje maksimale.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se në takimin e së hënës në Bruksel, ishin kreativ, konstruktiv dhe aktiv, gjë që për kreun e Qeverisë asnjërën nga këto nuk i kishin palët e tjera.

Megjithatë, ai ka thënë se në këtë mënyrë do të vazhdojnë të jenë edhe më tutje, madje edhe këtë të mërkurë kur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pritet të takohet me përfaqësuesin e Be-së për dialog, Miroslav Lajçak në Bruksel dhe palën serbe.

“Sa i përket zhvillimeve në kuadër të zbatimit të vendimit tonë për targat ilegale, Besnik Bislimi i cili është përgjegjës për integrimet evropiane dialogun është në Bruksel. Dje e kemi shtyrë për 48 orë zbatimin e vendimit, në vend se të kalojmë nga qortimi në gjoba, po vazhdojmë me qortime.  E kemi bërë këtë për t’i dhënë mundësi arritjes së një marrëveshje që ishte afër të ndodhte në Bruksel, po bëhen përpjekje maksimale. Jemi treguar aktiv, kreativ, konstruktiv, mund të them se asnjëra nga këto nuk vlen për palët e tjera.  Në takimet e deritanishme kemi qenë të tillë e të tillë do të vazhdojmë edhe në takimet e ardhshme, përfshirë edhe atë që do të mbahet sot”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se nuk është koha për ambicie të vogla, por për hapa të mëdhenj.

Për këtë, ai është shprehur i gatshëm të vazhdojë diskutimet, ku në tavolinën e bisedimeve sa më parë të vendoset propozimi i BE-së i mbështetur nga Gjermania, Franca dhe SHBA.

“Nuk është koha për ambicie të vogla, është koha e hapave të mëdhenj. Unë si kryeministër dhe Kosova si Republikë jemi të gatshëm që propozimi i BE-së i mbështetur nga Franca dhe Gjermania dhe SHBA si një bazë e mirë për diskutime të vendoset në tryezë një orë e më parë”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE. Nga 171 deputetë të pranishëm, Për kanë...

Të fundit nga rubrika