Kurti: SHBA-ja s’duhet të presë që unë ta shohë Serbinë me sytë e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për emisionin "Public Square", ka theksuar se SHBA-ja duhet të kuptojë se ai nuk do të shohë Serbinë me sytë e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Kosova nuk do ta shikojë Serbinë ashtu siç e shohin SHBA-ja, duke shtuar se pritjet e Amerikës nuk duhet të jenë të larta.

Ai ka thënë se për shkak të përvojës së tij si i burgosur politik, ai njeh më mirë historinë midis serbëve dhe shqiptarëve, dhe raportet me SHBA-në sipas tij, duhet të jenë si të aleatëve, por pa të njëjtat qëndrime dhe ndjeshmëri.

“As nuk pres nga SHBA-ja që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, e as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit të Shtetit. Unë kam qenë rob lufte, i burgosur politik dhe e di historinë e serbëve dhe shqiptarëve. SHBA dhe Serbia kanë njohje reciproke. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, SHBA janë dëshmitare, nuk janë viktima. Prandaj unë Serbinë e njohë më mirë dhe nuk mund ta kem as të njëjtin qëndrim e as ndjeshmëri sikurse Departamenti i Shtetit. Raportet tona duhet të jenë si të aleatëve por qëndrimet tona nuk duhet të jenë të njëjta”, ka deklaruar ai, në emisionin “Public Square”.

Kurti mes tjerash ka theksuar se paraardhësit e tij e kanë vështirësuar pozicionin e tij në ndërtimin e raporteve me ndërkombëtarët.

“Ambiciet e mia për kombin shqiptar janë më të mëdha se të SHBA-së dhe BE-së”, ka thënë më tej Kurti.

Kryeministri Kurti ndër të tjera ka theksuar se politika e viteve të ’90 ka qenë tejet pasive për të qenë rezistencë.

Për ndërhyrjen e NATO-s në Jugosllavi, Kurti ka thënë se ajo erdhi pas një dekade aparteidi dhe pushtimit.

Ai ka folur edhe për fillimin e angazhimit të tij politik asokohe.

Shija e redaktorit

Vizitë historike në Tiranë: Kryeministri britanik Starmer pritet me ceremoni...

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë – vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një kryeministër britanik...

Costa mbërrin në Presidencë – nis takimin me Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy liderëve...

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së...

Zyrtarisht sot, më 14 maj 2025, është vendosur gurëthemeli për Dukagjini Resort - destinacioni i ardhshëm luksoz që po ngrihet në zemër të bregdetit...

Të fundit nga rubrika