“Kurti s’heq dorë nga xhipat e zi që dikur i urrente”, thotë Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se opsioni i vetëm për zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk dëshiron të heqë dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur ‘i urrente’”.

Në një postim në Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se opsioni i vetëm për zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e Kurtit.

“Tash kur po dihet që vetëm dorëheqja është opsion për zgjedhje të parakohshme, e kjo dihet që nuk ndodh, sepse Kurtin edhe zvarrë me tërheq nga Zyra e Kryeministrisë, ai nuk hjek dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur i ‘urrente’”, shkroi ai.

Sipas Tahirit, opozita në këto muaj, duhet të përbashkohet.

Ai i ka renditur një sërë pyetjesh të cilat ka thënë se AAK-ja do të punojë e pyes qytetarët e Kosovës.

“A jeni duke jetuar më mirë se para tri viteve? Çka ka ndryshuar në jetën tuaj në sektorin e shëndetësisë, a e keni Ligjin e Sigurimit Shëndetësor? Çka ka ndryshuar në sektorin e arsimit? Çka ka ndryshuar te policët e Kosovës, te shërbyesit civilë?  Çka ka ndryshuar në ekonomi? A e keni jetën më të mirë apo është vështirësuar për shkak të pagës së ulët dhe çmimeve të larta? Jeta juaj a është bërë më e sigurt apo e pasigurt për shkak të eksperimentimit të qeverisë në aspektin e sigurisë? Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në dhe Unionin Evropian a janë më të mira se para tri viteve? Çka u thotë qytetarëve të Podujevës për rrugën, të cilët bëjnë dy orë rrugë derisa të shkojnë nga Prishtina në Podujevë?  Çka u thotë qytetarëve të Gjakovës, të Gjilanit, të Mitrovicës?”, ka thënë ai.

“Suksesin kryesor të opozitës në muajt në vijim e shoh atëherë kur ajo e detyron qeverinë të përgjigjet në këto pyetje dhe nuk merret me njëri tjetrin.  Ne si parti do të shtrojmë pyetje e do ti ofrojmë alternativat. Aleanca i ka alternativat, do t’i shihni e do t’i debatojmë tani e tutje”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika