Kurti shkruan për urën e Ibrit: Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë e urës së Ibrit si një simbol të normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas protestës së mbajtur nga komuniteti serb në veri të Mitrovicës, ku kundërshtuan hapjen e urës së Ibrit.

Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se protesta kaloi pa incidente, duke falënderuar institucionet e sigurisë për garantimin e rendit dhe qetësisë gjatë protestës.

“Protesta e mbajtur sot në Mitrovicë të Veriut përfundoi pa asnjë incident. I falënderoj institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj. Protestat janë e drejtë demokratike, të cilën e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë të gjithë qytetarët e Republikës sonë, pa dallim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti gjithashtu njoftoi për një takim të organizuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku ftoi qytetarët serbë të marrin pjesë për të diskutuar dhe bashkëbiseduar për çështje të rëndësishme për komunitetin.

“Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën ‘Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile’.

I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët, në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”, ka shtuar Kurti.

Duke theksuar rëndësinë e urës së Ibrit, Kurti theksoi se për shumë kohë ajo ka mbajtur komunitetet në distancë dhe është parë si simbol ndasie. Ai ka kërkuar që ura të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë.

“Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika