Kurti shpërndan fotografitë e policisë duke ndihmuar qytetarët në Banjskë, i falënderon ata për qetësi dhe maturi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë disa fotografi të Policisë së Kosovës duke shpërndarë pako ushqimore në Banjskë të Zveçanit për banorët serbë. Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X” ka falënderuar qytetarët për qetësi dhe maturi. “Krahas operacionit të tij anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë 100+ pako ushqimore në Banjskë për […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë disa fotografi të Policisë së Kosovës duke shpërndarë pako ushqimore në Banjskë të Zveçanit për banorët serbë.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X” ka falënderuar qytetarët për qetësi dhe maturi.
“Krahas operacionit të tij anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë 100+ pako ushqimore në Banjskë për banorët shumicë serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. Falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti.
Alongside its anti-terror operation, @Kosovo_Police has distributed 100+ food packages in Banjskë to the majority Kosova-Serb residents in the area, in addition to addressing other basic needs. I thank our citizens for their calm, prudence & trust. The Police are at your service. pic.twitter.com/XiNS4GbcoY
— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2023
Ndryshe, Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi tentoi të hiqte barrikadat e vendosura në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një polic dhe dy të tjerë u lënduan.
Grupi i armatosur u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku u përlesh me Policinë e Kosovës.
Deri më tani gjatë përleshjeve janë vrarë tre sulmues, ndërkaq janë arrestuar tetë të tjerë.
Sot, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi një video të incizuar me dron, ku shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë, se e ka organizuar sulmin terrorist dhe ka marrë pjesë në sulm.















