Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e ministrit të Brendshëm ukrainas

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky, i cili ishte në mesin e 15 personave të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në periferi të Kievit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti të fëmijëve në periferi të Kievit, ku la të vdekur të paktën 15 persona.

Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ministrit të Punëve të Brendshme në Ukrainë, Denis Monastyrsky, i cili ishte në mesin e 15 personave të vdekur në këtë tragjedi, po ashtu për zëvendësin e tij, Jenin dhe anëtarëve të kabinetit të tij.

“I pikëlluar nga vdekja e ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky, zëvendësit të tij Jenin dhe anëtarëve të kabinetit të tij”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Tutje, Kurti ka thënë se “Kosova shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për të dashurit e tyre dhe veçanërisht për familjet e fëmijëve që kanë humbur jetën”.

Ndryshe, deri më tani, 15 persona, duke përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës, Denis Monastyrsky, kanë mbetur të vdekur të mërkurën, kur një helikopter u rrëzua jashtë Kievit në qytetin e Brovary.

Këtë e ka bërë të ditur policia ukrainase pa specifikuar shkakun e rrëzimit, ndërsa shefi i Policisë Kombëtare, Ihor Klymenko, ka thënë se nëntë nga të vdekurit ishin në bordin e avionit, i cili u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese banimi në periferinë lindore të qytetit Brovary.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika