Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes së Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, i cili vdiq të premten.

Kurti tha se ai do të mbahet mend për transformimin pozitiv që i ka bërë vendit të tij.

“I pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Ai do të mbahet mend për rolin e tij transformues në vendin e tij, por edhe për mbështetjen e tij dhe të vazhdueshme për Kosovë.Ngushëllimet më të sinqerta familjes mbretërore dhe popullit të tij”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Saddened to hear of the passing of the United Arab Emirates President, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. He’ll be remembered for his transformative role in his country, but also for his & 🇦🇪 continued support to 🇽🇰. Sincerest condolences to the royal family & the people of 🇦🇪.

— Albin Kurti (@albinkurti) May 13, 2022

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare.

Agjencia zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe “WAM” ka njoftuar vdekjen e Al Nahyan-it, duke cituar Ministrinë e Çështjeve Presidenciale, shkruan “Anadolu”.

“Lajmi se Al Nahyan ndërroi jetë të premten në moshën 74-vjeçare iu njoftua njerëzve të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendeve arabe dhe islame dhe mbarë botës”, ka thënë ministria.

Siç njoftohet, në vend është shpallur 40 ditë zie zyrtare dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë.