Kurti shpreh ngushëllimet e tij për familjen Pacolli dhe Visoka pas aksidentit në lumin Lepenc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve Pacolli dhe Visoka, për humbjen e familjarëve të tyre si pasojë e aksidentit tragjik. “Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh”, ka thënë kryeministri i vendit. Më tej, Kurti i ka falënderuar përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve Pacolli dhe Visoka, për humbjen e familjarëve të tyre si pasojë e aksidentit tragjik.
“Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh”, ka thënë kryeministri i vendit.
Më tej, Kurti i ka falënderuar përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut që mundësuan nxjerrjen e trupave nga lumi Lepenc.
“Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë. Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre”, ka shkruar Kurti.
“Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, ka përfunduar ai.















