Kurti shpreson që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte të mëtejme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri I Kosovës, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kurti tha se presidentit Macron ia ka shprehur besimin se Franca do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në KiE, pa parakushte të mëtejshme.

“Në një telefonatë me Presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votës historike”, tha Kurti.

Po ashtu Kurti ka theksuar se Kosova është për zbatim të plotë të marrëveshjes me Serbinë.

“Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, shkruan Kurti.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ia ka përmendur Kurtit rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Kështu është njoftuar nga Presidenca franceze, ku thuhet se Macron ia ka rikujtuar Kurtit mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër.  Presidenti i Republikës përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe’’, thuhet në njoftim.

Gjithashtu siç thuhet në njoftim, Macron teksa ka shprehur keqardhje për dështimin e “referendumit” për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, ka kërkuar zgjedhje të reja atje.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika