Kurti shpreson që marrëdhëniet me Serbinë të normalizohen këtë vit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist të mërkurën, duke shpresuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë këtë vit. Pas disa raundeve të dështuara të bisedimeve, Kurti ka bërë një thirrje për normalizim dhe ka shtuar se synon të dalë fitimtar në çështje të tjera, përfshirë pabarazinë sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë. […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist të mërkurën, duke shpresuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë këtë vit.
Pas disa raundeve të dështuara të bisedimeve, Kurti ka bërë një thirrje për normalizim dhe ka shtuar se synon të dalë fitimtar në çështje të tjera, përfshirë pabarazinë sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë uroj të ndodhë për këtë vit, për vitin 2024, dhe në vitet dhe dekadat e ardhshme dua të dal fitimtar në çështje si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë”, ka thënë Kurti për AFP.
Në një intervistë për AFP, Kurti ka theksuar se është e rëndësishme që viti 2024 të jetë final, pasi dëshiron që pas kësaj të vazhdojë të merret me çështje të tjera të rëndësishme.
Kosova dhe Serbia janë në proces të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh që atëherë, por jo të gjitha janë zbatuar.















