Kurti: Shtesat për lehona e fëmijë, trashëgimi e pakthyeshme e mandatit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtesat për lehona dhe fëmijë janë trashëgimi e qeverisjes Kurti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti ka thënë që prej prezantimit të shtesave për nënat dhe fëmijët, afër 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16 vjeçare kanë përfituar mbështetje.

“Sot tre vjet më parë, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati prezantuam bashkë shtesat për nënat lehona dhe fëmijët. Prej atëherë afër 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16-vjeçare kanë përfituar mbështetje nga shteti që përkujdeset për ta. Kemi edhe efekte tjera pozitive mbi rezultatet e dobishme të synuara: 100 mijë gra hapën xhirollogari bankare për herë të pare,” ka shkruar Kurti.

“Nga premtimi zgjedhor, në zotim programor, shtesat për lehona dhe fëmijë tashmë janë trashëgimi e pakthyeshme e këtij mandati tonë qeverisës.”

Shija e redaktorit

Vizitë historike në Tiranë: Kryeministri britanik Starmer pritet me ceremoni...

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë – vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një kryeministër britanik...

Costa mbërrin në Presidencë – nis takimin me Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy liderëve...

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së...

Zyrtarisht sot, më 14 maj 2025, është vendosur gurëthemeli për Dukagjini Resort - destinacioni i ardhshëm luksoz që po ngrihet në zemër të bregdetit...

Të fundit nga rubrika