Kurti: Shteti ynë do të jetë një vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Këshilli i Ministrave përmbylli fazën e parë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se "Kosova do të jetë vlerë e shtuar për KiE, ndërsa Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në Kosovë"

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Kosova kaloi me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës (KiE).

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se pas përmbylljes së kësaj etape, Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës, ndërsa KiE do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

“Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët e shtetet anëtare për përkrahjen.

Ndryshe, të hënën e 24 prillit, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtete anëtare, me më shumë se 2/3 e votave mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme e quajti këtë hap historik dhe më të rëndësishmin pas pavarësisë së vendit.

 

Kosova kalon fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika