Kurti shtron iftar për përfaqësuesit e BIK-ut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit, ka shtruar një iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti u ka uruar atyre agjërim të lehtë në ditët e mbetura të këtij muaji të shenjtë për […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit, ka shtruar një iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti u ka uruar atyre agjërim të lehtë në ditët e mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.
“Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Po ashtu, edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, më 5 prill kishte ftuar në një iftar Tërnavën dhe bashkëpunëtorët e tij të BIK-ut.
Ai i ka falënderuar për mbështetjen e Marshit për Drejtësi, i cili u mbajt më 2 prill.















