Kurti: Siguria, themeli mbi të cilin vendi ynë mund të rritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se siguria është themeli mbi të cilin Kosova mund të vazhdojë të rritet. Kryeministri Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka njoftuar se ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’, ku është diskutuar mbi Kosovën dhe gjeopolitikën evropiane. “Siguria e Kosovës […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se siguria është themeli mbi të cilin Kosova mund të vazhdojë të rritet.
Kryeministri Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka njoftuar se ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’, ku është diskutuar mbi Kosovën dhe gjeopolitikën evropiane.
“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet. Falënderoj “Chatham House” dhe UCL për ftesën në një panel ku u diskutua mbi Kosovën, gjeopolitikën evropiane dhe më shumë”, ka shkruar Kurti.
“The security of Kosova, and support for it, is the bedrock on which our country can continue to grow.” Thank you @ChathamHouse and @ucl for having me on a panel to discuss Kosova, European geopolitics and more. pic.twitter.com/Gnvpgbu8kq
— Albin Kurti (@albinkurti) February 13, 2024
Kryeministri Kurti të hënën ka udhëtuar për vizitë njëditore në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka pasur takime me zyrtarë të institucioneve.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, në qëndrimin e tij njëditor atje, Kurti kishte takime me zyrtarë të institucioneve.















