Kurti: S’kam marrë kurrfarë ultimatumi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrë asnjë ultimatum nga emisarët amerikanë dhe evropianë në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Ai ka thënë se atyre ju ka ofruar dalje të sigurt nga kjo situatë e krijuar në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrë asnjë ultimatum nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i Bashkimit Evropian(BE) për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Por, kryeministri Kurti ka thënë se emisarëve ai u ka ofruar një mënyrë të sigurt për të dalë nga kriza në veri, e cila sipas tij është shkaktuar nga strukturat ilegale të Serbisë.

“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi. Ne u takuam, bashkëbiseduam në zyrën time me emisarët evropian dhe amerikan për dy orë. Dhe unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë atje”, ka thënë Kurti.

“E para, është sundimi i ligjit. Kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-së, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm e të grupeve kriminele”, ka theksuar Kurti.

I pari i ekzekutivit ka thënë gjithashtu se nga 33 emrat e kriminelëve që i ka përmendur në Kuvendin e Kosovës, vetëm 5 nga ta janë në burg, ndërsa 28 të tjerë nuk janë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika