Kurti – Sorensenit: BE të heqë masat ndaj Kosovës, Marrëveshja Bazë të zbatohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe kufizuese. Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka theksuar se është paradoksale që BE-ja të […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe kufizuese.
Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka theksuar se është paradoksale që BE-ja të vendosë masa ndaj Kosovës pikërisht në një kohë kur vendi ka shënuar ngritjen më të madhe demokratike, madje edhe sipas indekseve ndërkombëtare.
Në takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara.
Kurti ka kërkuar zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Ohrit, duke rikujtuar sulmin paramilitar serb në Banjskë në shtator të vitit 2023 dhe aktin terrorist në Ibër-Lepenc në nëntor të vitit të kaluar.
Po ashtu, Kurti ka ngritur edhe çështjen e Milan Radoiçiqit, duke kërkuar që ai dhe grupi i tij t’i dorëzohen Kosovës për gjykim.
Sipas tij, fakti që Radoiçiq ende lëviz i lirë në Serbi paraqet rrezik për sigurinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“kryeterroristi Millan Radoiçiq, bashkë me grupin e tij, vazhdon të paraqes për sigurinë e vendit dhe normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut për sa kohë që vazhdon të jetë i lirë në Serbi, përkundër pranimit të fajësisë para autoriteteve në Serbi dhe aktakuzës 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Andaj, përsëriti thirrjen, që Radoiçiq dhe grupi i tij t’i dorëzohet Kosovës për gjykim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në këtë takim gjithashtu sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti e njoftoi Sorensenin me zhvillimet e fundit në vend dhe për “hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të”.
LEXO EDHE:















