Kurti sot merr pjesë në promovimin e librit për masakrën e Poklekut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë sot pjesë në promovimin e librit për masakrën e Poklekut.

Autori i librit është Afrim Hysenaj, ndërsa promovimi do të bëhet te Shtëpia muze e masakrës në Drenas, duke filluar nga ora 11:00.

Në Poklek të Drenasit, më 17 prill 1999, forcat serbe vranë 53 anëtarë të familjes Muqolli, Caraku e Elshani, prej të cilëve 23 fëmijë.

Pasi forcat serbe i ekzekutuan, trupat e viktimave u dogjën me qëllimin për t’i zhdukur gjurmët e krimit. Nga kjo masakër mbetën vetëm disa copëza eshtrash të cilat ishin zor të diheshin se kujt i takonin.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika