Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, arriti në Kuvend pak para seancës konstituive, por nuk dha asnjë përgjigje nëse Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 61 votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kurti, që ishte shoqëruar nga truprojat e tij, u ndal të komentojë situatën, duke lënë pa përgjigje pyetjet e gazetarëve lidhur me këtë çështje.