Kurti: Stoltenberg na siguroi për angazhimin e NATO-s dhe KFOR-it për paqe dhe siguri në vend

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me bisedën që e ka zhvilluar të martën me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ka bërë të ditur se Stolenberg e ka siguruar se NATO dhe KFORI do ta ruajnë paqen dhe sigurinë në vend

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike (NATO), Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar të dobishme bisedën me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Përmes një bisede telefonike, Kurti dhe Stoltenberg kanë folur në lidhje me situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës.

Sipas Kurtit, Stoltenberg e ka siguruar se NATO dhe KFOR-i janë të angazhuara për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në vend.

“Bisedë konstruktive me sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg sot. Ai na siguroi për angazhimin e  NATO-s dhe KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, thuhet në shkrimin e kryeministrit në Twitter.

Tutje në shkrimin e tij, Kurti e ka ripërsëritur qëndrimin e mëparshëm se masat e reciprocitetit të letërnjoftimeve dhe të targave në raport me Serbinë janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Masat tona të kufirit dhe targave janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe të barasvlershme me masat që Serbia ka vendosur me vite ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike (NATO), Jens Stoltenberg, i cili ka  njoftuar për diskutimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas zhvillimeve të fundit në Veri të Mitrovicës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Stoltenberg e ka ritheksuar nevojën për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e veprimeve të njëanshme.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg.

KFOR-i ka konfirmuar se gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunat veriore të Kosovës ishte e tensionuar.

Përmes një komunikate për media, thuhej se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po monitoron nga afër dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika