Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të zhvillohen takime të reja me partitë politike, apo nëse do të thirret seanca e Kuvendit për votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
I pyetur nga gazetarët për këto dy çështje, Kurti ka thënë se për to do të flasë në Kuvend dhe në Qeveri.
“Do të flasim prej Kuvendit e Qeverisë për këto çështje”, tha Kurti.