Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrat Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu këtë të martë do të vizitojnë Drejtorinë e Përgjithshëm (DPP) të Policisë së Kosovës, me rastin e lansimit të projektit të hallkave për mbikëqyrje elektronike.

Ngjarja fillon nga ora 08:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Pas këtij aktiviteti, kryeministri Kurti, ministri Sveçla, ministrja Haxhiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, do të prononcohen për media.