Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë, thotë Mustafa

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka deklaruar se dërgimi i dekretit të presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka për qëllim mbrojtjen e Kushtetutës, por shtyrjen e zgjedhjeve.

Mustafa ka theksuar se ky veprim krijon kushte për një cikël të ri bllokade institucionale, duke pritur momentin më të përshtatshëm për të shpallur zgjedhjet e reja.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk po përdor afatin 60-ditor për të zgjedhur presidentin, por për të shtyrë procesin deri në korrik dhe për të shmangur ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“Dërgimi i lëndës kushtetuese nga LVV nuk është për me mbrojt kushtetutën se e kemi parë sa janë ata të interesuar deri tash për me mbrojt Kushtetutën e këtij vendit. Dërgimi i lëndës kushtetuese dhe krejt këtë debat që janë duke e bërë ka të bëj me krijimin e kushteve për me zhyt vendin në një cikël të ri të bllokadës institucionale në pritje të gjetjes së nëj momenti më të përshtatshëm për me shku në zgjedhje të reja. Me fjalë të tjera pse po pret Kurti dhe LVV me iu dhënë fati 60 ditor nuk është për të pasur më tepër kohë për me zgjedh president por dëshiron me i shty zgjidhjet në korrik, sepse Kurti nuk ka guxim me u ballafau vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë por donë edhe me diasporën”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se problemi aktual është më shumë politik sesa kushtetues, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës, i konstituar më 11 shkurt, nuk ka bërë përpjekje për të zgjedhur presidentin deri më 5 mars, ndërsa punët më të rëndësishme janë lënë të shtyhen në ditët e fundit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika