Kurti takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it: Ulutaş largohet nga Kosova si mik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe bashkërendimin gjatë dy mandateve të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.

Kurti bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, zhvillimet politike dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon, ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. Ai tha se Ulutaş largohet nga Kosova si mik, me të cilin do të ruhen kujtime të mira.

“Në dy mandatet e tij të komandës së KFOR-it, komunikimi me Gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka qenë konstruktiv, ndërsa ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Në takimin lamtumirës sot, e falënderova për bashkëpunimin e bashkërendimin. Biseduam për rrugën drejt anëtarësimit në NATO, por edhe për zhvillimet aktuale politike, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, për ndërveprimin e mirë të institucioneve të Republikës e KFOR-it, si dhe për mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të tij”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika