Kurti takohet me Abbott: Shumica e sulmuesve duket të kenë qenë pjesë e organizatave që Kosova i shpalli terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott ka thënë se shumica e sulmuesve në veri të dielën duket të kenë qenë pjesëtarë të të ashtuquajturave “Mbrojtja Civile” ose “Brigada Veriore” të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i shpalli organizata terroriste para gati tre muajve

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott dhe diskutuan për sulmin terrorist të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë, tashmë heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, situatën aktuale të sigurisë dhe hapat përpara.

Në këtë takim Kurti, për sulmuesit, ka thënë se bëhet fjalë për profesionistë të trajnuar për luftime, duke shtuar se shumica e tyre duket të kenë qenë pjesëtarë të të ashtuquajturave “Mbrojtja Civile” ose “Brigada Veriore” të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i shpalli organizata terroriste para gati tre muajve.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar ambasadorin Abbott me veprimet e fundit të institucioneve të sigurisë, si dhe angazhimin e tyre për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë, duke shtuar se në Kosovë sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare janë cenuar të dielën.

“Armatimi i ekspozuar tregon që ka qenë në pyetje një skenar për shumë më tepër të vrarë dhe gjakderdhje në Kosovë, skenar ky që fatmirësisht është parandaluar falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Policia ofron sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të gjitha komunitetet, pa dallim, u shpreh kryeministri”, njofton Kryeministria.

“Teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri tha se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë, në veri dhe terreni është malor, andaj është e nevojshme që të kemi bashkëpunim të shtuar vendor e ndërkombëtar për ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit”, njofton tutje Kryeministria.

Ambasadori Abbott ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, kolegët e të ndjerit Bunjaku, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, teksa e dënoi sulmin kriminel e terrorist të 24 shtatorit. Ai ka vlerësuar menaxhimin e situatës nga Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore për profesionalizmin dhe maturinë e shfaqur.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika