Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Para takimit, Kurti tha se ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje mes palëve.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara, siç po e shihni, dhe urojmë të arrijmë në një marrëveshje”, tha Kurti.