Kurti takohet me ambasadorin e Suedisë, diskutojnë për anëtarësimin në NATO

Kryeministri, Albin Kurti ka pritur në takim sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ku kanë diskutuar për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim sot Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefin e SIDA-s në Kosovë, Henrik Riby, dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti dhe Westerlund kanë theksuar se anëtarësimi i Kosovës në po këtë organizatë mbetet synim i qartë dhe angazhim i vazhdueshëm i institucioneve të Kosovës.

Kurti e uroi ambasadorin Westerlund për fillimin e mbarë të anëtarësisë së Suedisë në NATO.

“Kurti e ka falënderuar ambasadorin Westerlund për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe për ndihmën e dhënë për shumë projekte zhvillimore, e përfshirë këtu projektin ‘Ndërtimi i Paqes dhe Avancimi i Agjendës Evropiane’, që menaxhohet nga Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave/BPRG, i cili mbështet një numër ekspertësh ndërkombëtarë e vendorë.”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika