Kurti takohet me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e ka falënderuar atë për ndihmën e Suedisë në demokratizim dhe qeverisje të mirë

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në takimin e parë këtë vit me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, Kurti e ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë.

Në këtë takim është diskutuar për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit.

Kryeministria ka njoftuar se Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë kështu një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika