Kurti takohet me Ballkanin: Suhareka është shndërruar në qytet të sportit

Kryeministri Albin Kurti ka takuar kampionin e Kosovës në futboll, KF Ballkanin.

Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë pritur drejtuesit e Ballkanit, futbollistët dhe stafin teknik.

“Tre vjet rresht, tre herë kampion në Superligën e futbollit në Republikën e Kosovës, ndërkaq sivjet për herë të parë edhe fitues i Kupës së Kosovës. Ky sukses i jashtëzakonshëm shkon për klubin futbollistik KF Ballkani nga qyteti i Suharekës, që pa dyshim është shndërruar në qytet të sportit,” shkruan Kurti.

Teksa shton se “me gjithë këto suksese, me pjesëmarrje edhe në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, me shumë lojtarë që nga ky klub tash janë pjesë e shumë ekipeve të njohura në Evropë e më gjerë, e ardhmja e kampionit aktual të futbollit në Kosovë është pa dyshim edhe me më shumë suksese.”

Kryeministri i ka falënderuar për emocionet dhe dhuratën që i është bërë.

“Ju faleminderit për emocionet e festat këtë stinor. Faleminderit edhe për dhuratën e veçantë, topin e futbollit me nënshkrimet e futbollistëve kampion, me të cilin, Ballkani e filloi ndeshjen historike në pjesëmarrjen e parë të ndonjë klubi vendor në Ligën e Konferencës.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika