Kurti takohet me Escobar të premten

Të premten e 17 marsit, Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin Konjufca. Takimi do të realizohet një ditë para takimit në Ohër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të pres në takim Zëvendësndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Takimi pritet të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me fillim nga ora 11:00.

Para takimit me Kurtin, Escobar do të takohet me Kryeparlamentarin Konjufca në po të njëjtën ditë.

Ndërkaq, të enjten Esobar u takua me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër, për të diskutuar rreth planit të zbatimit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Pjesë e takimit do të jetë edhe Escobar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika