Kurti takohet me kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, diskutojnë për zgjedhjet e prillit në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić. Në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet e prillit në veri të vendit

Kryeministri Kurti dhe kandidatja për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić”, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë”.

Në këtë njoftim thuhet se në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë “të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova”.

“Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit”, thuhet mes të tjerash në njoftim.​

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika