Kurti takohet me këshillin grevist të martën

Një takim i tillë në mes të Kryeministrit Kurti dhe këshillit grevist vie si rrjedhojë e grevës së vazhdueshme në arsim që nga 25 gushti i këtij viti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar këshillin grevist në takim të martën.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Një takim i tillë vie si rrjedhojë e grevës së BSPK-së dhe SBASHK-ut, grevë kjo e filluar që nga 25 gushti me kërkesë të ndarjes së 100 eurove për punëtorët deri në fuqizimin e Ligjit për Paga.

Që nga nisja e grevës, Kryeministri Kurti nuk ka zhvilluar asnjë takim me kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ndonëse ka zhvilluar takime me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK), të dielën e 11 shtatorit, pas takimit me kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, ka vendosur që të vazhdojnë grevën.

Lidhur me këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se deri më tani janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.

Sipas tij, ndonëse ka pasur takime, mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë.

“Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën dhjetë herë me kryetarin e BSPK,  Atdhe Hykolli.

Më 3 shtator të këtij viti, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati kishte prezantuar pakon për përballimin e inflacionit. Pjesë në të ishte edhe ndarja e 50 euro për muajin shtator për punëtorët e sektorit publik.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika