Kurti takohet me kryeministrin e Greqisë, diskutojnë për dialogun dhe rregulloren e BQK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kanë diskutuar rreth zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e procesin e dialogut

Foto: ZKM

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Ky takim është bërë në kuadër të Konferencës së Sigurisë, e cila po mbahet në Munih të Gjermanisë. Në këtë takim është diskutuar për çështje me interes të përbashkët.

“Zhvillimi ekonomik, qeverisja e mirë, bashkëpunimi në rrafshin ekonomik dhe tregtar, mundësitë për investime në Kosovë, procesi i dialogut dhe rregullorja e Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, ishin temat kryesore”, ka njoftuar Kryeministria.

Foto: ZKM

Kryeministri Kurti i ka dhënë theks të veçantë prioritizimit që i ka bërë Qeveria energjisë së ripërtëritshme dhe mundësitë që Kosova ofron për investime në këtë sektor.

Ai e ka njoftuar kryeministrin Mitsotakis se pas ankandit të parë solar 100 MW, do të ketë edhe një ankand tjetër për energji të erës, i cili paraqet një mundësi të re dhe shtesë për investime në Kosovë nga kompani greke.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika