Kurti takohet me Lajçak dhe Escobar

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, emisarët janë pritur në takim nga kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. Qëllimi i vizitës së dy emisarëve është që të bisedojnë me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara një shtatorit

Ilustrim

Të mërkurën e 24 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në ndërtesën e Qeverisë është parë duke hyrë edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas takimit njëorësh të mbajtur me presidenten Vjosa Osmani, ata priten të diskutojnë edhe me kreun e Qeverisë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe dy vendimet e Qeverisë për targa dhe letërnjoftime.

Lajçak pritet të takohet edhe me liderët e partive opozitare, ndërsa Escobar ishte takuar me liderët e opozitës të martën mbrëma.

Qëllimi i vizitës së dy emisarëve është që të bisedojnë me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara një shtatorit.

Ndonëse ka mbetur edhe një javë kohë deri më një shtator, kur Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e vendimeve për riregjistrim të automjeteve me targa serbe në RKS dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë, tashmë veçse kanë filluar përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje.

Pas këtyre takimeve, të enjten dy emisarët pritet të vizitojnë edhe pjesën veriore të vendit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika