Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim pune në Prishtinë me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Dendias përmes një postimi në rrjetin “X”, ku ai ka shkruar shkurt se ka pasur “mëngjes pune me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë”, pa dhënë detaje të tjera për diskutimet.
Ndërkohë, mediat greke raportojnë se gjatë vizitës së tij në Kosovë, Dendias pritet të vizitojë edhe bazën e kontingjentit grek që shërben në kuadër të KFOR-it.
Πρόγευμα εργασίας με τον Κοσοβάρο Πρωθυπουργό Albin Kurti @albinkurti στην Πρίστινα. pic.twitter.com/HlZU0w5xn6
— Nikos Dendias (@NikosDendias) April 16, 2026