Kurti takohet me përfaqësues të komunitetit kroat në Kosovë

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, është takuar me përfaqësues të komunitetit kroat në Kosovë. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e Qeverisë me komunitetin kroat dhe me njohjen më të thellë të nevojave të tyre

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me përfaqësues nga komuniteti kroat në Kosovë.

Në këtë takim të pranishëm ishin dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, dhe përfaqësuesit kroatë në Këshillin Konsultativ të Komuniteteve pranë Presidencës, Josip Cirimotic dhe Silvana Palic.

Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi i Qeverisë me komunitetin dhe njohja më thellësisht me nevojat e tyre.

“U fol për angazhimin e Qeverisë me komunitetin gjatë vitit e ku Kryeministri shprehu kënaqësinë e tij në marrjen pjesë në Meshë për Krishtlindje në Kishën e Janjevës, si dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të kabinetit qeveritar në festimin e 720 vjetorit të Kishës në Janjevë më herët gjatë vitit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Përfaqësuesit e komunitetit kroat kanë falënderuar kryeministrin Albin Kurti për mundësinë për të bashkëbiseduar mbi sfidat e tyre dhe mundësinë për bashkëpunim, derisa veçuan nevojën për mbështetje infrastrukturore në Janjevë.

Kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë për të punuar në sigurimin e kushteve sa më të mira për komunitetin kroat në Kosovë.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika