Presidenti i Institutit “Jacques Delors”, Enrico Letta, është takuar me kryeministrin ne Kosovës, Albin Kurti.

Ai me anë të një postimi në platformën “X”, ka shkruar se e ardhmja gjithpërfshirëse do të jetë një mision i përbashkët.

“I nderuar për takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E ardhmja e një “Single Market”, më konkurrues dhe më gjithëpërfshirës do të jetë një mision i përbashkët”, shkroi ai.

Ndryshe, Enrico Letta, ishte kryeministër për 10 muaj në vitin 2013-2014 dhe nuk është i panjohur për politikën e ashpër të Italisë.

Ai udhëhoqi një koalicion me Forza Italia të Silvio Berlusconit dhe në fund u rrëzua nga një rival në partinë e tij, Matteo Renzi.

Letta ishte një mbështetës i madh i qeverisë së Mario Draghit.

Happy to meet #Kosovo 🇽🇰 Prime Minister ⁦@albinkurti⁩. The future of a more competitive and more inclusive #SingleMarket will be a common mission. ⁦@DelorsInstitute⁩ pic.twitter.com/5PhQsyWqzZ

— Enrico Letta (@EnricoLetta) March 2, 2024