Kurti takohet me presidentin e Timorit Lindor, potencohet nënshkrimi i marrëveshjes për marrëdhënie diplomatike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar të marten Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Manuel Ramos Horta, me të cilit ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe është  potencuar nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Ilustrim

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të marten e 17 janarit Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Manuel Ramos Horta dhe Ministren për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim, Adaljiza Magno.

Në takim siç njofton zyra e kryeministrit është theksuar marrëdhënia unike ndërmjet Kosovës dhe Timorit Lindor si dhe historia e ngjashme e sundimit të huaj në të dy shtetet.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar Presidentin Ramos Horta për mbështetjen e dhënë ndajRepublikës së Kosovës.

Gjithashtu është  potencuar nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e nënshkruar më 9 mars 2022 mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Demokratike të Timorit Lindor. Me këtë nënshkrim, u theksua se distanca ndërmjet dy vendeve është shkurtuar dhe është hapur rruga e bashkëpunimit.

Ndërsa, në takim është shtuar se si dy nga shtetet më të reja në botë, që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe demokracisë, Kosova dhe Timori Lindor duhet të bashkëpunojnë më ngushtë në shkëmbimin e përvojave të shtetndërtimit dhe njohjes ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika