Kurti takohet me shefen e Ekzekutive të MCC-së, Albright
I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është takuar Shefen Ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, e cila kishte qenë e shoqëruar nga ambasadori Shteteve të Bashkuara të Aemerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. “Marrëveshja me MCC-në për Programin Kompakt vjen në një moment kritik. Republika e Kosovës synon një […]





I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është takuar Shefen Ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, e cila kishte qenë e shoqëruar nga ambasadori Shteteve të Bashkuara të Aemerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Marrëveshja me MCC-në për Programin Kompakt vjen në një moment kritik. Republika e Kosovës synon një ekonomi të orientuar kah eksporti dhe rritje të kapaciteteve të energjisë së ripërtritshme. Për të dy këto, Programi Kompakt dhe MCC-ja janë shumë të rëndësishme”, kështu e kishte vlerësuar kryeministri Kurti.
“Përpos ratifikimit në Kuvend me mbështetjen e 89 deputetëve në më pak se një ditë pas nënshkrimit, në mbledhjen e 100-të të Qeverisë, janë themeluar edhe dy grupe punuese në shërbim të zbatimit të marrëveshjes. Kështu, Kosova për herë të parë po krijon kapacitetet e saj të para për akumulimin me bateri të energjisë elektrike, dhe po investon në zhvillimin e shkathtësive të reja në sektorin e energjisë, duke u përgatitur për tranzicionin e drejtë energjetik”, thuhet në njoftimin e Zyrës se Kryeministri të Kosovës.
Ndërsa Shefja Ekzekutive e MCC-së, Alice Albright ka vlerësuar miratimin e e shpejtë të marrëveshjes në Kuvend të Republikës së Kosovës dhe dha gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të afërt drejt zbatimit sa më të shpejtë të saj
“Programi Kompakt është projekt afatgjatë për Kosovën, me prioritet edhe për vetë MCC-në”, ka thënë Albright.
Investimet e Programit Kompakt do të jenë në pronësi të Republikës së Kosovës dhe shënojnë një nga bashkëpunimet më të rëndësishme zhvillimore në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës së Albright në Kosovë. Vizita e saj vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për Programin Kompakt ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), me vlerë 236.7 milionë dollarë amerikan. Ai përbën investimin më të madh dhe më inovativ në sektorin e energjisë në Kosovë deri më sot dhe do të kontribuojë në sigurinë energjetike të vendit.




















